Pas raportimit të KALLXO.com, Ujësjellësi ‘Prishtina’ rregullon ujin në një lagje të Fushë Kosovës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’, pas raportimit të KALLXO.com, ka ndërhyrë në një lagje të Fushë Kosovës, ku është rregulluar rrjeti i ujësjellësit.

Në rrugën ‘Ajet Muharremi’ banorët ankoheshin për prishje të rrjetit të ujësjellësit, që si pasojë uji rrjedhte pa ndërprerë.

Banorët prapa kamerës kishin treguar që ky problem fillimisht ishte shfaqur që nga muaji gusht i këtij viti, ndërsa sipas tyre, edhe pse ishin ankuar në ujësjellës, këta të fundit nuk i ishin përgjigjur ankesës së tyre.

Zëdhënësja e Ujësjellësit ‘Prishtina’, Arjeta Mjeku, në një përgjigje për KALLXO.com, kishte thënë se dëmtimi ka ndodhur në një pronë private.

Një banor i lagjes ka dërguar foto në KALLXO.com, duke treguar që rrjeti i ujësjellësit i prishur është rregulluar nga ana e ujësjellësit ‘Prishtina’ dhe problemi është zgjidhur.

Fushë-Kosovë, në qytet uji rrjedh e shkon dëm, në fshat s’kanë për të pirë