Ilustrim

Pas raportimit të KALLXO.com specializantët nga Gjakova nënshkruajnë kontratat

KALLXO.com më 20 shkurt ka raportuar për 13 specializantët nga Qendra e Mjekësisë së Punës në Gjakovë të cilët nuk kishin marrë rrogat të cilat thoshin se u takonin.

Kërkesa e tyre për marrje të rrogës për shkollim specialistik kishte hasur në vesh të shurdhër, mirëpo pas raportimit të KALLXO.com këto kërkesa kishin filluar të marrin drejtimin e duhur.

Njëri prej specializantëve ka konfirmuar sonte për KALLXO.com nënshkrimin e kontratave.

Të 13 specializantët kanë nënshkruar kontratat e tyre për marrje të rrogës për shkollimin e tyre specialistik.

Nënshkrimin e kontratës dje e kishte paralajmëruar edhe Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media.

“Ministria e Shëndetësisë i njofton doktorët e mjekësisë, të cilët e kanë fitur të drejtën e specializimit në kuadër të Institutit të Mjekësisë së Punës (IMP) në Gjakovë,  që të paraqiten në Ministri të Shëndetësisë për marrjen e kontratave të tyre për shkollim specialistik në kuadër të IMP”, thuhet në njoftim.

13 specializantë nga Gjakova në pritje të rrogave, thonë se po neglizhohen nga shteti