Foto: KALLXO.com

Pas raportimit të KALLXO.com për ankesat e qytetarëve, fillon rregullimi i rrugës në Vushtrri

Pak ditë pas raportimit të KALLXO.com për ankesat e banorëve të një lagjeje në periferi të Vushtrrisë, Komuna ka filluar ta rregullojë segmentin që gjendet mes rrugës “Vëllezërit Gërvalla” dhe rrugës “Mazhiqët”.

Për këtë rrugë KALLXO.com ka raportuar më 08.11.2024.

Banorët ishin ankuar për gjendjen e keqe të lagjes e cila ka 12 shtëpi.

Sipas tyre, rruga në gjendje të tillë është që më shumë se një dekadë.

Ndërsa, nga 15.11.2024 situata ka ndryshuar.

Komuna ka filluar ta shtrojë me zhavorr këtë rrugë.

Banorët kanë treguar se ishin ankuar në Komunë, porse organet komunale nuk kishin ndërmarrë asgjë.

KALLXO.com kishte kontaktuar edhe me Komunën e Vushtrrisë për gjendjen e rrugës në fjalë.

Drejtori për Shërbime Publike në Komunën e Vushtrrisë, Benjamin Shala, kishte thënë më 08.11.2024 se rregullimi i rrugës bëhet sipas buxhetit të komunës.

“Na zgjidhje bojna vetëm kur kemi mundësi buxhetore, se nuk është që kryhet me llafe, fjalë apo zotime”- tha ai.

Drejtori kishte thënë se “për çështjen e zhavorrit do të rregullohet menjëhereë pas kontratës e cila është në Organin Shqyrtues të Prokurorimit”.