Pas raportimit të KALLXO.com, komuna e Prishtinës largon bimët e thara nga sheshet (FOTO)

Para një muaji KALLXO.com ka raportuar për tharjen e gjelbërimit dhe drunjve nëpër disa zona të kryeqytetit.

Në mesin e tyre ishin edhe bimët në sheshet kryesore të qytetit.

Në disa pamje të siguruara nga KALLXO.com shihet se komuna e ka larguar gjelbërimin e tharë nëpër sheshe.

KALLXO.com ka raportuar edhe më herët për buxhetin që ndan komuna për hapësira gjelbëruese dhe jetëgjatësinë e shkurtër të tij.

Vetëm gjatë këtij viti komuna ka ndarë 170 mijë euro për fidanë dhe lule dekorative.