Pas raportimit të KALLXO.com hiqet deponia e bërllokut në Fushë-Kosovë

Deponia e bërllokut që ishte krijuar mes një kompleksi banesor dhe një shkolle, rreth 100 metra nga ndërtesa e Komunës së Fushë-Kosovës është hequr dy ditë pas publikimit të pamjeve dhe fotografive nga KALLXO.com.

Autoritetet komunale të Fushë-Kosovës janë kujdesur që të heqin këtë deponi, e krijuar, sipas pamjeve, që një kohë të gjatë, afër kontejnerëve të mbeturinave të kompleksit banesor që gjendet në rrugën “Tahir Zemaj” në Fushë-Kosovë.

Kjo është gjendja sot, më 24.01.2025.