Pas raportimit në KALLXO.com ATK gjen parregullsi në një piceri të Vushtrrisë

Një informacion i qytetarit në KALLXO.com, se një nga piceritë në komunën e Vushtrrisë nuk po lëshonte kuponë fiskal dhe po i shmangej detyrimeve tatimore ka bëre që rasti të trajtohet me seriozitet nga zyrtarë të ATK-së.

Pasi informacioni është bartur në Administratën Tatimore në Mitrovicë, drejtori Besim Halili ka caktuar një ekip inspektoresh për të verifikuar nëse raportimi i qytetarit është i saktë.

Pas kontrollit të kryer te ky subjekt i cili për veprimtari ka shitjen e picave, inspektorët tatimor konstatuan shumë parregullsi.

Biznesi del se operonte pa arkë fiskale, pa libra të shitjes dhe me punëtorë të pa deklaruar.

Lidhur me këto parregullsi, biznesit iu bë e ditur se do të ndëshkohet nga zyra për gjoba dhe ndëshkime e njohur si “ZGJONA”.

Deri me tani kjo zyrë ka shqiptuar rreth 100 mijë euro gjoba nga kontrollet e realizuara pas raportimeve në KALLXO.com.

Pamje nga operacion i gjerë në Diskotekat e Prishtinës