Pas raportimit në ‘Jeta në Komunë’ Bali Muharremaj e rregullon gjendjen në QKMF

Në debatin për komunën e Suharekës në ‘Jeta në Komunë’ që u transmetua të martën me datë 20.10.2020 , ishte i ftuar kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ai u ballafaqua me gjetjet e KALLXO.com për nivelin e papastërtisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Në kohën e pandemisë kjo QKMF nuk kishte sapun dhe dezinfektues për duar.

Lidhur më këtë çështje , Muharremaj ndjeu keqardhje dhe tha se është e pa pranueshme kjo gjendje.

“Mua më vije keq, është e pa pranueshme për mua. Përgjegjësinë e marrë, edhe pse kemi pasë donacione dezinfektues, mjete higjienike mjaftë shumë me të vërtetë është e papranueshme kjo gjendje, edhe pse e kemi bërë renovimin e QMF-ve, kjo gjendje nuk pranohet”, tha kryetari Muharremaj.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit të QKMF-së, ku gjatë vizitës së KALLXO.com gjatë ditës së sotme është parë që në objekt janë vendosur dezinfektues për duar, hapësirat janë pastruar, e janë vendosur sapun në banjo.

 

Kryetari Muharremaj ndjenë keqardhje për gjendjen pastërtisë ne QKMF-në e Suharekës