Pas emisionit 'Jeta në Komunë' Rahoveci mobilizohet në eleminimin e deponive ilegale

Në emisionin “Jeta në Komunë” kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi është ballafaquar me një numër të madh të deponive ilegale që hulumtuesit kishin gjetur në këtë qytet.

Debati ishte mbajtur më 30 tetor dhe Latifi kishte thënë se në mënyrë periodike i pastrojnë deponitë ilegale  duke komentuar pamjet e datës 22 tetor.

Më 5 nëntor, Komuna e Rahovecit ka filluar në angazhimin e largimit të deponive ilegale në këtë komunë.

“Sot, komuna e Rahovecit organizoj këtë aktivitet mjedisor, ku në bashkëpunim me kompaninë EAE Njaz nga Rahoveci, i cili vullnetarisht u angazhua në eliminimin e deponisë inerte në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec! E falenderojmë për angazhimin maksimal”, ka bërë të ditur drejtori i Shërbimëve Publike në Rahovec, Përparim Krasniqi.