Xhafer Tahiri. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pas debatit “Jeta në Komunë” OJQ-të në Vushtrri rimarrin objektin e Qendrës Rinore

Arianit Jashari, përfaqësues i organizatës, “ Access” dhe shoqërisë civile në Vushtrri ka njoftuar se është bërë licencimi i  Qendrës Rinore e cila është e dedikuar për organizatat joqeveritare të këtij qyteti.

“Përmes avokimit për licencimin e objektit të Qendrës Rinore në Vushtrri, si qendër e të rinjve-për një kohë bukur të gjatë, sot është jetësuar ky proces! Një hapësirë më shumê për të rinjtë që të angazhohen për vullnetarizëm, qytetari aktive dhe lidership”, ka shkruar ai.

Gjatë debatit, “ Jeta në Komunë” më kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri i cili ishte transmetuar në tetor të këtij viti, Organizatat Joqeveritare ishin ankuar për uzurpim të Qendrës Rinore, e cila ishte e dedikuar për ta.

“ Objektin e  Qendrës Rinore që është destinuar që të shfrytëzohet nga OJQ-të  e Vushtrrisë  nga përurimi i tij është vendosur stafi i Drejtorisë  së Kulturës. Ka emrin për qendër rinore por nuk përdoret për të. Ne aktivitetet  tona i bëjmë në kafene”, kishte thënë Jashari.

Kjo qendër përmes një  postimi në Fcebook m 23 nëntor ka shkruar se “ qendra rinore është licencuar si institucion rinor publik”

“Qendra Rinore “Hareja”, u licencua si institucion rinor publik me afat të caktuar 2 vjeçar.Nga data 23.11.2020 Qendra Rinore “Hareja”, zyrtarisht vepron si institucion rinore i licencuar nga komuna e Vushtrrisë. Komfort Ligjit për Fuqizimin e Rinisë nr. 03/L -145 dhe Udhëzimit Administrativ mbi licencimin e Qendrave Rinore me nr. 11/2010, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri mori vendim mbi licencimin e një Qendre Rinore të Komunës së Vushtrrisë.

Objekti i Qendrës Rinore në VushtrrI FOTO- Tetor 2020