Pamje: Shpikja në Gjakovë Bastore në Ëmbëltore

Në emisionin “Drejtësia në Kosovë”, u shfaqën pamjet e hulumtuesve tanë duke luajtur në lokacione të ndryshme të komunës së Gjakovës.

Në mesin e shumë lokacioneve të shfaqura në të cilat ekipet tona kishin arritur të luanin, njëra ishte më interesantja, basti në ëmbëltore.

Biseda në mes hulumtuesit dhe pronarit të bastores shfaqë qartë procesin e basteve.

Ambientet brenda lokalit janë të mbushura me TV të cilat shfaqin lojërat e basteve ndërsa pamjet nga kamerat e fshehura kanë treguar momentin kur në lokal hulumtuesi fiton bastin dhe tërheqë 5 euro.

Nëntë lokale të basteve janë mbyllur në muajin korrik pas raportimeve të KALLXO.com gjatë aksionit janë arrestuar 9 persona dhe procedura penalisht dhjetëra të tjerë.

Filmimet nga operacioni janë shfaqur këtë të premtë në Drejtësia në Kosovë.