Operacioni i koduar 'Blitz' përfundon me aktakuzë kundër 29 personave

Aktakuza e ngritur sot nga Prokuroria Speciale kundër 29 perosnave për veprat penale shpërlarje të parave, organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm është rrejdhojë e aksionit të Policisë të njohur si “Blitz”.

Policia e Kosovës më 23 prill 2015 sipas urdhëresës së Gjykatës ssë Pejës kishte zhvilluar kontrollin në pesë lokacione të ndryshme sipas operacionit të koduar “Blitz”.

Operacioni i koduar “Blitz” përfundoi me kontrollin e 15 lokacioneve të ndryshme në regjionin e Pejës.

Gjatë këtij operacioni u kapën në flagracë persona duke luajtur bixhoz si dhe u sekuestruan disa apartaura të lojrëve të fatit.

Emisioni Drejtësia në Kosovë në maj të 2016 në rubrikën e Policisë ka raportuar për bastisjen e lokalkeve në regjionin e Pejës.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se sot ka ngritur aktakuzë ndaj 29 perosnave për veprat penale të shpërlarjes së parave, organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm si dhe veprës penale të ndihmës.

Të akuzuarit e Prokurorisë Speciale janë: S.K. A.D.  A.K. Z.Z. B.A. B.B. B.B. F.M. N.P. N.E. N.E. H.E. B.B. T.D. D.SH. B.S. A.H. A.L. B.I. P.N. A.B. A.R. I.J. I.V. S.B. S.B. R.N. B.M. B.K.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, të akuzuarit duke vepruar në bashkëkryerje ose veç e veç nga data e panjohur e deri më 15 dhjetor 201, me qëllim që vetes t’I sjellin dobi pasurore kanë vepruar në kundërshtim me ligjin për lojëra të fatit.

Sipas prokuroisë, të akuzaurit kanë organizuar lojëra të fatit për të cilat nuk ka qenë e dhënë licenca, leja apo koncesioni i organit kompetent.

Po ashtu me rastin e kontrollimit nga inspektorët e ATK-së dhe pjesëtarët e PK/DHKO, automatatet e gjetura në bizneset e të akzuarëve pa licencë janë konfiskuar.

Gjithashtu janë konfiskuar edhe automatet për të cilat kanë pasur licencë por nuk është ushtruar veprimtaria në përputhje me licencën e dhënë.

Prokuroria thotë se nga provat që disponon rezulton se të 29 të akuzaurit në një periudhë të gjatë kohore janë përfshirë në aktivitete të kundërligjshme duke dituar shuma të mëdha parash deri në miliona.

Sipas prokurorisë të akuzuarit me  shumat  e parave që e kanë fitaur me veprimtari të kundërligjshme kanë kryer transkaksione të ndryshme financiare duke kryer kështu veprën penale shpërlarje të parave.

Në aktkin akuzues  gjykatës i është propozuar  që pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të akuzaurit  t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit.