Nis ndërtimi i një çerdheje në Drenas

Në fund të muajit korrik 2020, KALLXO.com publikoi hulumtimin i cili shfaqte se komuna e udhëhequr nga Ramiz Lladrovci ka mbetur me vetëm dy çerdhe, pavarësisht premtimeve dhe nevojave.

Pas afër dhjetë muajve, Komuna e Drenasit ka vënë gurthemelin për ndërtimin e një çerdhe në qytetin e Drenasit përmes një donacioni të Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit të tyre, kjo çerdhe pritet të jetë me standardet më moderne në rajon në të cilën pritet të përdoret fjala e fundit e teknologjisë ndërtimore.

Vlera e përgjithshme e projektit është rreth 1 milion euro.

Ndërkaq, komuna njoftoi se ndërtimi i çerdhes sipas projektit parashihet që të përfundojë në vitin e ardhshëm.