Komuna e Prishtinës fillon asfaltimin e rrugës për të cilën kishte raportuar KALLXO.com

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në ‘Facebook’ ka njoftuar se ka filluar asfaltimi i rrugës ‘Nazim Gafurri’ në kryeqytet.

Për zvarritjen e punimeve në këtë rrugë, KALLXO.com ka raportuar javë më parë.

I pari i Prishtinës ka shkruar se punimet kanë zgjatur për shkak të rregullimit të pusetave.

“Sot po asfaltohet rruga Nazim Gafurri. Ka zgjatur pak më shumë për shkak të rregullimit të pusetave, një pjesë e të cilave kanë qenë të mbuluara nga asfalti i kaluar”, ka shkruar Ahmeti në ‘Facebook’,

Banorët e kësaj ane të Prishtinës ankoheshin për zvarritjen e punimeve për disa muaj, ndërsa Komuna e Prishtinës nuk kishte ofruar sqarime në pyetjet e KALLXO.com, se pse po zvarriteshin këto punime.