Bastisja në shtepinë e Driton Podrimçakut
Hulumtimi i KALLXO.com - Driton Podrimçakut i vërtetohet dënimi për fajde nga Apeli
Driton Podrimçakut, i cili ishte shpallur fajtor nga Gjykata e Pejës për fajde i është refuzuar ankesa nga Gjykata e Apelit.
Podrimçakut nga gjykata e shkallës së parë i ishin shqiptuar gjashtë vjet burgim dhe 2 mijë euro gjobë.
Identifikimi i të dyshuarit për fajde erdhi pas raportimit të KALLXO.com.
Kallxo.com, në mars të vitit të kaluar publikoi pamjet ekskluzive të arratisjes së Driton Podrimçakut nga vendi i ngjarjes dhe rrëfimin e viktimës që kishte rënë pre e fajdesë.
Driton Podrimçaku fillimisht dyshohej se i kishte dhënë fajde qytetarit një shumë prej 10 mijë eurosh ndërsa kamatë i kishte caktuar fillimisht nga 1 mijë euro e pastaj nga 2 mijë.
Pamje ekskluzive të bastisjes së shtëpisë së Podrimçakut dhe kërkimit të tij nëpër rrugët e Pejës pas arratisë, si ishte lënduar zyrtari policor deri sa po tentonte të pengonte arratisjen e Podrimçakut ishin transmetuar eksluzivisht nga KALLXO.com.
Podrimçaku ishte në mesin e 15 personave të arrestuar në aksion e Prokurorisë së Pejës kundër të dyshuarve për fajde.
Në mesin e 15 të arrestuarve për fajde në Pejë, është edhe Driton Podrimqaku
Podrimçaku dyshohej se i kishte dhënë fajde qytetarit i cili raportoi rastin në KALLXO.com një shumë prej 10 mijë eurosh, ndërsa kamata mujore do të ishte 1 mijë euro shtesë.
Siç pati raportuar KALLXO.com, për çdo vonesë kamata do të shtohej ndërsa qytetari pretendonte se nuk kishte arritur që të sigurojë paratë e kamatës pasi që nuk kishte kushte ekonomike.
Prokurori Ersan Qavolli, i cili kishte marrë për ta trajtuar rastin, kishte treguar në detaje hetimin ndërsa në rast u përdorën edhe masat e fshehta për të zbuluar nëse pretendimet e qytetarit se ishte viktimë e fajdesë ishin të vërteta.
Pas mbledhjes së të gjitha dëshmive, sigurimin e vendit të ngjarjes, ku qytetari do të simulonte dhënien e kamatës ndaj Driton Podrimçakut, prokurori Qavolli së bashku me ekipin e KALLXO.com ishin nisur për të shikuar nga afër se cilat do të ishin veprimet e të dyshuarit.
Pasi ishin dorëzuar paratë te Driton Podrimçaku nga ana e viktimës së fajdesë, i njëjti ishte larguar nga vendi ku ishte kryer takimin dhe me një vozitje të rrezikshme është arratisur nga vendi i ngjarjes. I njëjti madje kishte rrezikuar edhe jetën e një zyrtari policor pasi ky i fundit kishte tentuar të ndalonte arratisjen e Podrimçakut dhe i njëjti e kishe sulmuar me veturë.
Apeli ka vërtetuar se Driton Podrimçaku i kishte dhënë para me fajde të dëmtuarit M. B., duke ia shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare duke i shkaktuar humbje të njëjtit prej 60,000 eurosh, nga janari 2019 deri më 13.04.2021.
Sipas dosjes së Gjykatës së Apelit, gjykata e shkallës së parë ka vendosur në mënyrë të drejtë pasi ka vërtetuar të gjitha elementet inkriminuese të dy veprave penale me të cilat rëndohet i akuzuari.
Në Gjykatën e Apelit ankesë kishin parashtruar mbrojta e të akuzuarit Driton Podrimçaku dhe Prokuroria e Pejës.
Prokuroria kërkonte dënim më të ashpër për të akuzuarin, kurse avokati pretendonte për shkelje të procedurës penale, ligjit penal, vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike nga Gjykata e Pejës. Avokati mbrojtës kishte kërkuar lirimin nga akuza, ose rikthimin e çështjes në rivendosje.
Këto ankesa Apeli i ka vlerësuar si të pabazuara, sipas dosjes së gjykatës të datës 12.04.2023.
Veprat penale me të cilat është dënuar i akuzuari Driton Podrimçaku janë fajde dhe pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare nga neni 331 dhe neni 77 i KPK-së.
Raportimet e KALLXO.com lidhur me këtë rast mun t`i lexoni duke klikuar në LINK