Çmimi i ilaçit Remdesivirë ulet për 130 euro në Kosovë

KALLXO.com javën e kaluar pati raportuar për koston e lartë të barit Remdesivirë, ilaç i cili po përdoret për pacientët me COVID-19.

Për shkak të mungesës së këtij bari nëpër Klinikat e QKUK-së dhe shtatë Spitaleve Rajonale në vend qytetarët detyroheshin të blenin 180 – 200 euro një ampullë të ilaçit Remdesivirë, ndërsa tani ky bari është duke u shitur për 50 euro një ampullë, 130 euro më lirë se çmimi paraprak.

Në anën tjetër Ministria e Shëndetësisë ka premtuar që së shpejti do të furnizohen me Remdesivirë por ende një gjë e tillë nuk është bërë, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon të mos përdoret bari Remdesivirë.

Përveç Remdesivirit pacientët e infektuar me coronavirus janë duke përdorur edhe barin Favipiravirë por me këtë ilaç QKUK është e furnizuar dhe u dhurohet falas pacientëve.

Në Kosovë brenda ditës janë duke u regjistruar mbi 500 raste të infektimit me SARS-CoV-2, vetëm dje në vend u regjistruan 609 persona ndërsa janë shëruar 350 të tjerë.

Në Prishtinë lulëzon biznesi me ilaçet për coronavirus, çmimet deri në 2 mijë euro