Foto: Komuna e Rahovecit

Impakti i raportimit nga KALLXO.com, pas ish-drejtorit të Kadastrit edhe ish-kryesuesi e kthen lap-topin në Komunë

Ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit, Nahit Elshani, e ka kthyer lap-topin, i cili ka qenë aset i Komunë së Rahovecit.

KALLXO.com kishte raportuar javën e kaluar rreth mos kthimit të lap-topëve nga dy zyrtarë të Komunës së Rahovecit pas përfundimit të mandatit në janar të këtij viti, Nahit Elshani ish kryesues dhe Kujtim Popaj, ish drejtor i Kadastrit.

KALLXO.com ka kontaktuar me Elshanin sot për të parë nëse e ka kthyer lap-topin.

“Po e kam kthy lap-topin, gjendet në komunë, gjendet te depoisti, mos më shqetësoni më”, tha Elshani.

Këtë e ka konfirmuar edhe shefi i kabinetit të kryetarit Smajl Latifi, Veli Gashi.

“Po, ish kryesuesi e ka kthy lap-topin në komunë”, ka thënë Gashi.

Ish- kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit, Nahit Elshani në një deklaratë për KALLXO.com javën e kaluar me datë 07.12.2018 pati thënë se e ka kthyer lap-topin menjëherë pas kryerjes së mandatit.

“Po e kam kthyer lap-topin në Komunë, në servis aty poshtë e kam kthyer menjëherë pasi e kam përfunduar mandatin”, ka thënë Elshani.

Por, Veli Gashi nga kabineti i kryetarit Smajl Latifi e kishte mohuar se Elshani e ka kthyer lop-topin.

Të martën KALLXO.com kishte raportuar për kthimin e lap-topit nga ish-drejtori i Gjeodezisë dhe Kadastrës.

 

Pas raportimit të KALLXO.com ish-drejtori e kthen lap-topin në Komunë

 

Ish-kryesuesi i Asamblesë dhe ish-drejtori i Kadastrit në Rahovec nuk i kanë kthyer lap-topët e Komunës

.

14 Dhjetor 2018 - 16:12

Drenushë Ramadani 14/12/2018 - 16:12
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend