Policia te shkolla '7 marsi'. FOTO: KALLXO.com

Imer Beka flet për motivin e plagosjes së mësueses në Prishtinë

Një nënë dyshohet se ka plagosur një arsimtare gjatë ditës së sotme në shkollën “7 marsi” në kryeqytet.

Kryeprokurori i Prokurorisë në Prishtinë ka thënë se e dyshuara është ndaluar dhe se motivet e sakta nuk dihen.

“Një nënë e një nxënësi ka shkuar dhe e ka lënduar një arsimtare të shkollës. E lënduara është jashtë rrezikut për jetë, dhe është ndaluar personi i dyshuar. Të gjitha masat janë ndërmarrë dhe rasti është nën kontroll. Ende nuk dihet saktë motivi por sipas informacionit fillestar e dyshuara e ka fëmiun në atë shkollë. Prokuroria do të kërkojë masën e paraburgimit”, ka thënë Imer Beka, Kryeprokuror nga Prokuroria e Prishtinës për KALLXO.com.

Dëshmitarët e rastit i kanë thënë KALLXO.com  se rasti ka ndodhur sot rreth orës 10 në mëngjes.

Sipas tyre, mësuesja është dërguar në spital ndërsa policia janë brenda shkollës dhe po merren me rastin.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Shpresa Çitaku ka konfirmuar se ka ndodhur një incident brenda shkollës por nuk ka dhënë detaje tjera.

https://kallxo.com/plagoset-mesuesja-ne-shkollen-e-prishtines/