
BIRN Kosova
BIRN Kosova është pjesë Rrjetit Rajonal për Gazetari Hulumtuese me prezencë në të gjithë Ballkanin
Anëtari i ri i PDK-së tha se është nder për të që sot po bëhet pjesë e forcës politike numër një në vend, “jo veç sot por forcës një politike në të gjitha proceset e shtetndërtimit”.
Ish-rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, ka zyrtarizuar sot aderimin e tij në PDK.
Kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, tha se lidershipit të Partisë Demokratike të Kosovës po i bashkëngjitet një anëtar i ri – profesori e eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ibrahim Gashi.
“Kam bërë thirrje e do të bëj prapë: njerëzit e mirë e të gjithë intelektualët, çdo njeri që mund të japë kontribut, të angazhohet politikisht. E PDK do t’u japë përkrahje, veçanërisht të gjithë atyre njerëzve të mirë të japin kontribut”, tha Veseli.
Ndërsa, anëtari i ri i PDK-së, Ibrahim Gashi, tha se është nder për të që sot po bëhet pjesë e forcës politike numër një në vend, “jo veç sot por forcës një politike në të gjitha proceset e shtetndërtimit”.
E kreu i PDK-së u bëri thirrje qytetarëve që të marrin përgjegjësi, të futen në politikë e të mos ua lënë vendimet “njerëzve të papërgjegjshëm”.
Profesori universitar, Ibrahim Gashi, ka qenë rektor i Universitetit të Prishtinës deri më 8 shkurt 2014, kur dha dorëheqje pas protestave për shkak se përdori punimet e publikuara në revista të dyshimta për të marrë titullin profesor i rregullt.
Para se të emërohej rektor i UP-së më 2012, Ibrahim Gashi ka qenë zëvendësministër i Punëve të Jashtme. Në këtë kohë, Gashi ishte pjesë e Aleancës Kosova e Re të Behxhet Pacollit.
14 Nëntor 2016 - 14:26
Send this to a friend