I zgjatet ‘jeta’ komisionit hetimor për shpenzimet e Presidencës dhe Qeverisë  

Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës për miratimin e buxhetit, si dhe për zgjatjen e mandatit të këtij Komisioni, u miratua nga deputetët.

Këtij komisioni iu zgjat mandati për 6 muaj.

“Kërkoj nga kryetari i komisionit [hetimor] ta bëjë shkresën/kërkesën me nevojat e komisionit. Çështja e shpenzimeve nuk është miratuar në kuvend dhe s’ka nevojë të miratohet në kuvend, ato i miraton kryesia”, tha kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti.

Seanaca po vazhdon me formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.