Vrasja ne Lipjan 01 foto KALLXOcom

I vrari në Lipjan punonjës i Kazinos

Mbrëmë rreth orës 20:00, ka ndodhur një vrasje në një kazino në rrugën “Bajram Gashi”, në Lipjan.

Në raportin 24 orësh policia ka dhënë detaje shtesë rreth vrasjes.

Sipas policisë, në rrethana ende të panjohura mbrëmë është gjetur pa shenja jete punëtori i një kazinoje, i cili ishte qëlluar dy herë me armë zjarri.

Policia ka njoftuar se vdekjes e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar nga Qendra Shëndetësore në Lipjan.

Polici ka njoftuar se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa nuk raportohet për persona të arrestuar.

KALLXO.com ka raportuar mbrëmë për vrasjen e cila ndodhi në Lipjan.

Komandanti i stacionit policor në Lipjan, Driton Imeri, ka thënë mbrëmë se rreth orës 20:10 kanë pranuar një informatë se personi që punonte në lokal nuk po lajmërohej në telefon.

“Për 3 minuta kemi ardhur në vendin e ngjarjes. Bashkë me sigurimin e kemi hapur derën me forcë. Prapa shankut e kemi gjetur personin pa shenja jete. Viktima është i gjinisë mashkullore, rreth 30-vjeçar”, ka thënë komandanti Driton Imeri.

Ndërsa, prokurori kujdestar, Armend Hamiti, ka thënë mbrëmë se sapo kanë marrë informatën menjëherë bashkë me Mjekësinë Ligjore dhe Forenzikën kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Prokurori ka thënë  se kanë të bëjmë me vdekje të dhunshme.Sipas prokurorit Hamiti, rasti po trajtohet si grabitje me pasojë vdekjen.

Ai ka thënë se Policia është duke u përpjekur ta identifikojë personin që shihet në kamera.

https://kallxo.com/rrethanat-e-vrasjes-ne-lipjan-dyshohet-se-pati-grabitje/