Foto-ilustrim

I plagosuri në ‘Ulpianë’ – një 17-vjeçar

KALLXO.com ka siguruar informacione të reja lidhur me incidentin që ndodhi sonte në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, në këtë incident personi që është plagosur në incidentin që ka ndodhur rreth orës 20:00 është një 17-vjeçar.

Florie Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në Prishtinë, tha për KALLXO.com se rreth orës 20:00 kanë pranuar një informatë sipas të cilës ka ndodhur një therje me thikë në një lokal në lagjen “Ulpiana”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet e nevojshme policore. Sipas informatave fillestare një person A.K. 17-vjeç, është plagosur me armë të ftohtë (thikë). I njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohe që policia po merret me identifikimin e personave të përfshirë në këtë rast”, tha zëdhënësja e Policisë për KALLXO.com.

Në raportet e mëhershme, KALLXO.com ofroi edhe foto nga vendi i incidentit.

https://kallxo.com/policia-jep-detaje-per-incidentin-me-te-plagosur-ne-ulpiane/

www.kallxo.com