Foto: Ilustrim

I ofron dy mijë lekë zyrtarit policor, arrestohet shtetasi shqiptar

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar dje rreth orës 11:00, në rrugën “Kukësi” në Prizren për dhënie ryshfeti

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar pasi që i njëjti me qëllim të mos shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik i ka ofruar dy mijë lekë njërit nga zyrtarët policor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.