I motivuar nga ISIS-i, i riu amerikan dërgon eksploziv në shkollë

Një adoleshent në shtetin amerikan Utah, u përpoq të aktivizonte një pajisje eksplozive të improvizuar që kishte sjellë në shkollë.

Siç njoftuan sot autoritetet amerikane, i riu këtë veprim e kishte bërë i frymëzuar nga i ashtuquajturi Shteti Islamik.

Mediat lokale raportojnë se 16-vjeçari kishte dhënë një deklaratë në polici ku ka rrëfyer tërë ngjarjen./21Media