I marrin armën të dyshuarit për të shtëna në aheng

Një pistoletë 9 mm është sekuestruar në Prizren pas një gjuajtje me armë në një aheng familjar.

Policia ka njoftuar se dje në fshatin Gjonaj gjatë një ahengu familjar, pronari i shtëpisë duke festuar ka përdorur armën duke shtënë në ajër disa herë.

Rasti është raportuar menjëherë dhe me të pranuar informacionin menjëherë Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe tek i dyshuari B.Ç ka gjetur në posedim të jashtëligjshëm Pistoletën të kalibrit 9mm.

Hetuesit dhe njësiti i krim teknikës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe arma është sekuestruar.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent në Prokurorinë Themelore në Prizren dhe hetimet janë duke vazhduar.