Ilustrim

I kidnapuan dhe i mbajtën në bodrum dy burra, arrestohen mitrovicasit

Dy persona nga Mitrovica janë arrestuar pasi dyshohen se kanë rrëmbyer dy persona të tjerë.

Prokurororja kujdestare, Fetije Bajrami ka treguar për KALLXO.com lidhur me veprimet që i kanë marrë rreth rastit.

“Lidhur me rastin e rrëmbimit janë arrestuar dy persona të dyshuar rreth këtij rasti, ndërkaq dy personat e rrëmbyer janë intervistuar”, tha prokurorja.

Nesër parashihet të mbahet seanca lidhur me caktimin e masës së sigurisë për të arrestuarit.

Dy persona janë rrëmbyer gjatë ditës së djeshme në rrugën “Ukshin Kovaqica”, në Mitrovicë.

Policia ka njoftuar se dy viktimat janë rrëmbyer dhe futur me dhunë në një veturë me tabela vendore, nga dy persona të dyshuar.

Sipas njoftimit, njësitet policore gjatë patrullimit, kanë gjetur veturën e dyshuar në oborri e një shtëpie, poashtu edhe dy të dyshuarit, të cilët kanë pranuar se kanë rrëmbyer viktimat.

Sipas tyre, rrëmbimi ka ndodhur me arsyetimin se kanë vjedhur në shtëpinë e tyre.

Policia ka njoftuar se dy viktimat i kishin futur në një podrum, por të njëjtit kanë ikur nga aty.

Njėri nga viktimat si pasojë e rrahjes fillimisht ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal Mitrovicë, e më pas është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër tė prokurorit, janė dërguar nė qendrën e mbajtjes.

https://kallxo.com/rrembehen-dy-persona-ne-mitrovice/