I dyshuari për vrasje të gruas dhe vajzës mbetet në paraburgim

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, për të dyshuarin Pjetër Nrecaj

Në këtë mënyrë gjykata e shkallës së dytë, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, të datës 10.08.2018.

Pjetër Nrecaj po dyshohet nga ane e prokurorisë se  ka kryer veprat penale  të vrasjes së rëndë  dhe atë të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve.

40 vjeçarja, Valbona Nrecaj dhe vajza e saj 9 vjeçare u qëlluan për vdekje mbrëmjen e 7 gushtit. Dorasi dyshohet të jetë ish-bashkëshorti i viktimës

Gjykata e Apelit ka gjetur se gjykata e shkallës se parë ka dhënë arsye të mjaftueshme mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës.