Pallati i Drejtësisë - Foto: KALLXO.com

I dyshuari për keqpërdorim seksual ndaj të miturës del para gjyqit

Një person është arrestuar në dyshimet për keqpërdorim seksual ndaj një vajze të mitur në Prishtinë.

Ndaj të njëjtit, Prokuroria ka njoftuar se ka kërkuar masën e paraburgimit.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit S.S., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Siç bën të ditur Prokuroria, personi i dyshuar S.S., ka qenë në arrati që nga 12.04.2019, kurse i njëjti është ndaluar me urdhër të prokurorit, më 18.04.2019.

“Sot, më 19.04.2019, rreth orës 14:00h, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, do të mbahet seanca dëgjimore, për shqyrtimin e masës për caktimin e paraburgimit, të propozuar nga prokurori i çështjes, bazuar në dispozitat e  Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, përfundon njoftimi.

https://kallxo.com/keqperdoret-seksualisht-nje-e-mitur-ne-prishtine/

.