Foto: Ilustrim

I dehuri kanos policin në Gjakovë

Policia e Gjakovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kanosur një zyrtar policor në detyrë.

Rasti, sipas Policisë, ka ndodhur në rr. “Tirana”, në Gjakovë, më 16 shkurt rreth orës 00;15.

Në raportin e saj, Policia njofton se i dyshuari që ka kanosur zyrtarin e saj ishte nën ndikimin e alkoolit (1.33‰).

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.