I akuzuari për drogë: Isha i dehur gjatë deklarimit në polici

I akuzuari për posedim të drogës i mohoi deklaratat e tij të dhëna në polici me arsyetimin se ka qenë i dehur.

Bekim  Haxhibeqiri, Donald Haxhibeqiri, Denis Lushi, Marinero Merdino, Egzon Haxhibeqiri, Fisnik Shllaku dhe Kreshnik Shllaku, po akuzohen nga Prokuroria e Gjakovës për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, ndërsa Adhurim Shehu po akuzohet për veprën penale të dhënies së ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale

Në gjykimin për mbajtje e shitje të substancave narkorike, dëshmuan tetë të akuzuarit e këtij rasti

Vëllezërit Fisnik dhe Kreshnik Shllaku thanë se kishin konsumuar disa herë drogë.

Fisnik Shllaku tha se kishte qenë i dehur gjatë deklaratës në Polici ndërsa asaj në Prokurori i rri pranë.

“Drogën që më kanë gjetur Policia në gjep e kam blerë tek një person në qendër të Gjakovës dhe aty kam blerë 4-5herë”- tha i akuzuari Fisnik Shllaku.

“Ne Donaldit i’a kam shitur dy vetura dhe paratë i kemi marrur kapak kapak”- tha ai.

“2-3 berë kam konsumuar marihuanë  dhe 2-3 herë kokainë, më nuk kam përdorur. Marihuanën e kam blerë 5 euro, ndërsa kokainën 70euro”- tha i akuzuari Fisnik Shllaku.

Ndërsa i akuzuari Kreshnik Shllaku tha se droga e gjetur nga Policia ka qenë e të dyve për konsumim personal.

“Nga Donaldi nuk kemi blerë asnjëherë substanca narkotike, vetëm i’a kemi shitur dy vetura”- tha i akuzuari Kreshnik Shllaku.

Bekim Haxhibeqiri, i akuzuar si koordinator dhe mbajtës i financave për çështjen e substancave narkotike, tha se nuk është e vërtetë për akuzën që i ngarkohet.

“Unë jam marrë me ndërtime në Kosovë e Shqipëri dhe as djali im Donaldi nuk është marrur asnjëherë me këto gjëra”- tha i akuzuari Bekim Haxhibeqiri.

“Egzonin e kam djali i vëllaut, por as ai nuk ka të bëjë me këtë punë”- deklaroi Haxhibeqiri.

Ai tha se Denis Lushin e kishte si djalë dhe se jeton me të tash e sa vite, me arsyetimin se familja e tij është në gjak dhe babai i tij e ka lënë kur i ka pasur 1vit.

“Ai nuk punon asgjë, unë e mbajë dhe atë e kam si djalë timin”- tha ai.

Ai tha që deklaratat në Polici dhe Prokurori nuk janë të vërtëta, sepse ai ishte mbrojtur në heshtje.

Edhe të akuzuarit Donald Haxhibeqiri, Denis Lushi dhe Marinero Merdini kishin mohuar t`i kenë shitur ndonjë personi substanca narkotike, mirëpo të njëjtit pranuan se kishin përdorur narkotikë.

Donald Haxhibeqiri, poashtu mohoi edhe ballafaqimet që i bëri prokurori Ali Uka në lidhje më përgjimet telefonike, duke thënë se nuk është në dijeni.

Më pas i akuzuari Egzon Haxhibeqiri në mbrojtjen e tij tha se marihuanën e kishte provuar kur kishte qenë më i ri.

“Droga blehet nëpër kafiqa, unë e kam blerë marihuanën 50 euro për krejt javën- tha ai.

Kallxo.com kishte raportuar edhe më herët për këtë rast.

https://kallxo.com/oferta-e-gjakovarit-per-prokurorin-te-gjej-droge-sa-te-duash/

Mbrojtjen e tij e dha edhe Adhurim Shehu i akuzuar për veprën penale të dhënjes së ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale, duke thënë që familjen Haxhibeqiri i njeh që kur ka qenë i vogël.

“Nuk jam në dijeni nëse Bekimi e Donaldi kanë bërë blerje dhe shitje të drogës”- tha i akuzuari Adhurim Shehu.

Në pyetjen e kryetarit të trupit gjykues Shaqir Zika, se a jeni përdorues i drogës?

“Nëse më qaros najkush po e pi”-u përgjigj Shehu.

Të gjithë para gjykatës ishin deklaruar të pafajshëm, duke i mohuar deklaratat e tyre në Polici.

https://kallxo.com/ne-gjykimin-per-droge-deshmitaret-mohojne-deklaratat-e-tyre/

Bekim  Haxhibeqiri, Donald Haxhibeqiri, Denis Lushi, Marinero Merdino, Egzon Haxhibeqiri, Fisnik Shllaku dhe Kreshnik Shllaku, po akuzohen nga Prokuroria e Gjakovës për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve.

Sipas aktakuzës të akuzuarve dyshohet se u janë gjetur dy qese plastmasi me narkotikë-kokainë me peshë 0.63 gram dhe 0.41 gram, e më pas i janë gjetur dhe sekuestruar edhe 8.33 gramë narkotik të llojit kokainë, një peshore digjitale dhe një pjatë e qelqit për përzierjen e narkotikut.

Ndërsa Adhurim Shehu po akuzohet për veprën penale të  dhënies së ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Shehu i ka ndihmuar familjarët e të akuzuarve, duke i kërkuar borxhet e blerësve të substancave narkotike.

Bekim Haxhibeqiri po akuzohet edhe për veprën penale të mbajtjes në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve, për të cilën vepër edhe e kishte pranuar fajësinë.

Sipas aktakuzës, Bekim Haxhibeqiri pa autorizim ka mbajtur armë dhe municion të cilat janë konfiskuar nga Policia.

https://kallxo.com/deshton-gjykimi-ne-rastin-e-tete-te-akuzuarve-per-narkotike/