Foto-ilustrim

I akuzuari mohon se e kanosi me jetë të dëmtuarin

Liridon Qerkini tha sot në Gjykatën e Ferizajt se nuk e ka kanosur dëmtuarin Besnik Rexha.

Gjyqtari i rastit, Ilir Bytyqi, i dha të akuzuarit afat 15 ditë të bëjë kundërshtimet e tij si dhe të sjellë prova që dëshmojë se ai nuk e ka kanosur të dëmtuarin.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, të cilën e përfaqësoi prokurorja Sebahate Sinani,  në maj të vitit 2018, rreth orës 14:45, në fshatin Bibaj të Ferizajt, për shkak të një mosmarrëveshjeje që kishin më herët lidhur me blerjen e një prone me të dëmtuarin Besnik Rexhën e kishte kanosur këtë të fundit përmes telefonit me fjalët: “A e di se kam me të zënë e me të vra.

Prokuroria pretendon se kjo kanosje ka shkaktuar shqetësim tek i dëmtuari.

Me këtë, sipas aktakuzës, Liridon Qerkini, ka kryer veprën penale – kanosjes.