Hysni Hoxha Lirohet nga Akuzat

Ai ishte dënuar me 3 vjet burg dhe 3 vjet ndalim të ushtrimit të ndonjë funksioni publik, pasi akuzohej se nuk shqyrtoi ankesat e dy kompanive për një tender të Operatorit të Transmisionit, Sistemit dhe Tregut, duke i vlerësuar ato të shqyrtuara më parë.

Në një deklaratë të dhënë menjëherë pas vendimit të gjykatës në dhjetor të vitit të kaluar, Hoxha e kishte quajtur absurd dënimin ndaj tij.

Gjykata e Apelit thotë se i akuzuari është liruar nga akuza se në cilësi të personit zyrtar- kryetarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas gjykatës, kolegji profesional prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, ndër të tjera ka gjetur se  në rastin konkret “nuk është vërtetuar dashja direkte e të akuzuarit Hysni Hoxha për të kryer veprën penale si element konstituiv i veprës, si dhe nuk është  vërtetua se me veprimin e tij ka përfituar për vete apo tjetrin dobi pasurore, prandaj vendosi ta lirojë të atë nga përgjegjësia penale me bindje të thellë se veprimet e tij nuk hyjnë në sferën penale”.