Skender Hyseni, ish-ministër i Punëve të Jashtme. Foto: Kallxo.com

Hyseni tregon se si aranzhoheshin takimet e presidentit Rugova me Administratën amerikane

Skënder Hyseni nga Lidhja Demokratike e Kosovës në emisionin debatues  “Click “në RTV 21 duke folur lidhur me aranzhimin e  takimeve  të ish-presidentit Rugova me Administratën amerikane, tha se nga viti 95 ka mjaftuar vetëm një paralajmërim, ose një kërkesë paraprake prej një jave dhe nuk ka pasur një vend në Departamentin amerikan të Shtetit që nuk do ta pranonte në takim presidentin Rugova.

“Ishte Rugova ai që për herë të parë e instaloi në Kosovë një sistem fondamental vlerash demokratike perëndimore. Zgjedhjet e lira, Ibrahim Rugova hezitonte të fliste në emër të shqiptarëve të Kosovës deri kur u zgjodh president me votë pothuajse plebishitare, në një palë zgjedhje që edhe sot e kësaj dite në mediat ndërkombëtare kualifikohen si zgjedhjet më demokratike të mbajtura ndonjëherë në Ballkan, pra gjitha veprimet që i bëri Rugova patjetër që ishin të pranueshme për filozofinë dhe pragmatizmin politik amerikan dhe ishte figura që ishte e pranuar në çdo qark”, ka thënë Hyseni.

Ndryshe, ish-presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006./21Media