Skender Hyseni, Ministër i Punëve të Brendshme I Foto: Kallxo.com

Hyseni: MPB-në e Gjeta me 60 Punëtorë me Kontratë mbi Vepër

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni ka raportuar sot para Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike lidhur me raportin e auditimit të vitit 2015 për Ministrinë të cilën e drejton që nga fundi i vitit 2014.

I pyetur nga deputeti i Nismës për Kosovën, Enver Hoti se sa persona kanë qenë duke punuar me kontratë mbi vepër në kohën kur e mori nën udhëheqje MPB-në,  Hyseni tha se kanë qenë 60.

Ai po ashtu u përgjigj në vërejtjet e anëtarëve të tjerë të Komisionit për të gjeturat e raportit të auditimit, duke thënë se MPB qëndron më mirë se disa ministri të tjera.

“Sa i përket zbatimit të rekomandimeve tani është më mirë, pasi që nga 17 rekomandimet e marra nga Auditori 12 janë adresuar tashmë dhe 5 prej tyre janë në proces”, tha ministri Hyseni.

Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2015 mund ta gjeni në këtë link.