Collen Hyland | Foto: KALLXO.com

Hyland: Gazetarët Çelës i Luftimit të Korrupsionit

Gjatë hapjes së kampit teknologjik “TechCamp Kosova ku u diskutua për luftimin e korrupsionit në Ballkan, shefja e Misionit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë Collen Hyland i konsideroi gazetarët çelës në luftimin e korrupsionit.

“E dimë që puna juaj nuk është e lehtë, por puna juaj është kruciale për luftimin e korrupsionit”, u tha Hyland gazetarëve të pranishëm.

Ajo vlerësoi edhe rolin e shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit.

“Prioriteti kryesor i Ambasadës Amerikane është luftimi i korrupsionit, shoqëria civile mund te kërkojë llogari nga qeveria”, tha Hyland.

Shefja e misionit të ambasadës deklaroi se korrupsioni nuk është i pranishëm vetëm në Kosovë.

“Ne e dimë që korrupsioni nuk është prezent vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, madje edhe në SHBA, andaj ne ju kemi mbledhur këtu  që të bashkëpunoni dhe ta luftoni këtë dukuri”, tha Hyland.

Edhe Arianit Dobroshi nga Software Freedom Kosova (Flossk) tregoi se është i gatshëm që me anë të teknologjisë informative t’u ndihmojë gazetarëve.

lëvizja për softverë të hapur ka filluar implementimin para 30 vjetëve, por tani kemi softverë të sofistikuar përmes open data ku ju mund te merrni informata të ndryshme për punën tuaj, andaj ne jemi te hapur për ndihmë ndaj juve” tha Dobroshi.

Në Kosovë është duke u zhvilluar java kundër korrupsionit me aktivitete të ndryshme.