Komuna e Prishtines

Huqja e Adonis Tahirit, lëshohen gjoba për të ardhmen (FOTO)

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri që e ka nisur punën me entuziazëm të madh, duke e bërë publik çdo aktivitet të tij si drejtor në Facebook, ka bërë një huqje të madhe.

Ai ka dënuar një biznes, një ditë para të gjithëve.

Adonis Tahiri, që po e publikon pothuajse çdo gjobë që Drejtoria e Inspekcionit së Prishtinës po e shpërndan, ia ka huqur datës së shqiptimin të dënimit.

Më 12 mars, Tahiri ka bërë publik një shqiptim të gjobës për një biznes të masazhit në Prishtinë, mirëpo ishte dënuar në një datë, që ende nuk kishte ardhur.

“Heqja e bllombës ose shiritit të vendosur nga Inspekcioni është vepër penale. Përveç gjobës 1000 € për punë pa dokumentet përkatëse, do të procedohet edhe me Kallëzim Penal për heqje të bllombës. Mbyllet përsëri lokali i masazhit”, ka shkruar Tahiri më 12 mars.

Mirëpo në flet-gjobën figuron data 13 mars 2019, e Tahiri është arsyetuar se kjo është një gabim teknik që është i përmirësueshëm.

Huqja e dates prej Adonis Tahirit

https://kallxo.com/mbyllet-per-here-te-dyte-lokali-i-masazhit-nga-inspeksioni-ne-prishtine/

.