Teatri Kombëtar i Kosovës - Foto: Atdhe Mulla

Humbet interesimi për inskenimin e shfaqjeve teatrore për mosha e reja

Inskenimi i shfaqjeve teatrore për fëmijë dhe të rritur në teatrot kosovare mbete një shqetësim mjaft i madhë për skenën kulturore në vend.

Me pak përjashtim shfaqjet për moshat e reja janë lënë anash nga njerëzit e teatrit në vend dhe fare pak inskenimi i tyre gjen mbështetje në institucionet teatrore në vend.

Mungesa e inskenimit të këtyre shfaqjeve po shihet nga studiuesit dhe kritikët e artit skenik, si një problem serioz për edukimin e moshave të reja.

Sipas tyre, janë disa arsye që në një farë mënyrë e ‘përjashtojnë’ bërjen e shfaqjeve për fëmijë dhe të rinj në vend.

Mungesa e teksteve dramatike

Valdet Rama, aktor dhe menaxher në Teatrin e Qytetit të Prishtinës, “Dodona”, ka thënë në një prononcim për Kallxo.com, se mos-inskenimi i shfaqjeve teatrore për fëmijë dhe të rinj në teatrot tona është lënë anash për shumë arsye.

Më kryesorja, sipas Ramës është se shumë artistë mendojnë se është njësojë të luash si për fëmije ashtu dhe për të rritur, me gjithë se Rama thotë se dallimet janë shumë të mëdha.

“Arsye tjetër është se pak po shkruhet në mënyrën e duhur për fëmijë, prandaj edhe ka pak shfaqje. Mungesa e kritikëve të vërtetë nuk jep mundësi të zhvillimit. Teatrot nuk kanë para të mjaftueshme prandaj realizojnë një ose dy premiera për të rritur”, ka thënë Rama.

Politikat përjashtuese të teatrove

Por për regjisorin Ben Apolloni, një faj për mos inskenim të shfaqjeve teatrore në teatrot tona bie edhe mbi menaxherët që drejtojnë institucionet teatrore në vend, pasi siç ka thënë ai, ata nuk e kuptojnë se çfarë është teatri.

“Në botë që në shkolla fillore ua mësojnë elementet bazë të teatrit, filmit e te ne as njerëzit me fakultet të mbaruar nuk kanë qenë në teatër kurrë. Ne tallemi me kulturën, e bota e kulturuar tallet me ne”, ka thënë regjisori Apolloni, në një prononcim për Kallxo.com.

Privimi me pasoja

Ndërkaq shkrimtari Ismet Tahiraj, ka thënë për Kallxo.com se mungesa e shfaqjeve për fëmijë dhe të rinj në kulturën dhe dijen e fëmijëve dhe të rinjve kosovarë.

Ai ka thënë se me këtë veprim me vetëdije shoqëria po shkel të drejtat e fëmijëve tanë për mos edukim dhe formim kulturore, ashtu edhe siç garanton Kushtetuat e vendit.

“Ne po i privojmë fëmijët dhe të rinjtë tanë nga përjetimi që u ofron arti dramatik. Pasojat nuk do t`i vuajnë vetëm ata por ne si shoqëri”, ka potencuar shkrimtari Ismet Tahiraj.