Humb Jetën një Person në Aksident Trafiku

Policia e Rajonit të Ferizajt ka njoftuar se në një aksident trafiku të ndodhur mbrëmë rreth orës 22:06 në magjistralen Ferizaj- Prishtinë ka vdekur një person.

Sipas policisë, ngasësi i automjetit 37 vjeçi me inicialet Sh. H, për shkaqe ënde të panjohura për policinë ka kaluar në shiritin e kundërt të qarkullimi dhe ka goditur disa automjete të parkuara në një autosallon dhe pastaj është rrokullisur dhe ka goditur një objekt afarist.

Në automjetin e ngasësit gjendeshin edhe dy pasagjerë më ç’rast kanë marrë lëndime.

Nga mjeku kujdestar në Spitalin e Ferizajt policia ka marrë informacion se ngasësi Sh. H. 37 vjeçar ka vdekur.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i cili ishte në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Hetuesit policorë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit janë duke i zhvilluar hetimet për këtë rast.

KALLXO.com ka shkruar edhe për aksidente tjera. Këto shkrime mund t’i lexoni këtu.