Halil Kastrati - Foto: Facebook

Humanisti Halil Kastrati bën me shtëpi një veteran në ditën e formimit të Ushtrisë

Humanisti Halil Kastrati, i cili drejton shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ka paralajmëruar se me rastin e transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovë, do të dhurojë një shtëpi, një veterani të luftës.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Jetimat e Ballkanit me ketë rast do të ja bejnë një surprize të madhe një veterani te luftës i cili perveç semundjes së rëndë, jeton edhe me kushte shumë të rënda” ka shkruar humanisti.

Kastrati në ketë njoftim ka bashkangjitur një foto të tij me uniformën e FSK-së, ku shtoi se i takonte vëllaut të tij, tashmë dëshmor.

Nesër në Kuvendin e Kosovës pritet të votohen tri projektligje për transformimin e FSK-së në Ushtri.