Enver Hoxhaj I Foto: Kallxo.com

Hoxhaj: Taksa ndaj Serbisë, ide ekskluzive e imja dhe e Kadri Veselit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Enver Hoxhaj, tha se taksa nuk ka qenë kundër dialogut.

“Serbia ka bërë përpjekje dhe aksion ndaj Kosovës. Serbia ka bërë përpjekje kundër anëtarësimit të Kosovës, në INTERPOl e UNESCO. Serbia ka shantazhuar qytetarët e Kosovës, serbët e Kosovës që ishin pjesë e FSK-së. Ka bërë përpjekje të minojë shtetësinë e Kosovës. Ne kemi përdorur sovranitetin tonë të brendshëm të godasim Serbinë. Ky vendim nuk ka qenë kundër dialogut”, tha Hoxhaj sonte në RTK.

Sipas tij, Federica Mogherini u ka thënë në takim që ajo do të kërkojë nga Serbia të ndalë kampanjën ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Taksa nuk është vendosur me idenë që Serbia të njohë Kosovën. Unë jam ai që kam dhënë idenë për vënie e taksës.  Ideja është përkrahur nga kryeministri Haradinaj dhe nga kryetari Veseli”, tha ai.

Sipas tij taksa do të jetë në fuqi./RTK