Enver Hoxhaj I Foto: Kallxo.com

Hoxhaj pas dënimit të Karaxhiq: Moment i rëndësishëm për të gjitha viktimat që kanë vuajtur sistematikisht

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përshëndetur vendimin e Tribunalit të Hagës, i cili e dënoi me burgim të përjetshëm ish kreun politik të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq.

Përmes një postimi në Twitter Hoxhaj se se ku është një moment i rëndësishëm për të gjitha viktimat.

“Radovan Karaxhiq kishte një rol kyç në gjenocidin e Serbisë kundër civilëve në #Bosnia, për atë që ai dënohet me burgim të përjetshëm! Ky është një moment i rëndësishëm për të gjitha viktimat që kanë vuajtur sistematikisht nga ndërmarrja e përbashkët kriminale e orkestruar nga #Belgrade!”, ka shkruar Hoxhaj.

Gjatë ditës së sotme ish kreu politik i serbëve të Bosnjës është dënuar me burg të përjetshëm nga shkalla e dytë e Tribunalit të Hagës.

Karaxhiq është shpallur fajtor për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës gjatë luftës në Bosnje, midis vitit 1992 dhe 1995.

https://kallxo.com/radovan-karaxhiq-denohet-me-burg-te-perjetshem/

https://kallxo.com/video-gezimi-i-familjeve-te-viktimave-pas-denimit-te-karaxhiqit-me-burg-te-perjetshem/

.