Enver Hoxhaj

Hoxhaj: BE Nuk ka Vullnet ta Pranojë Serbinë pa e Njohur Kosovën

Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar në sonte Bashkimin Europian nuk ka vullnet ta pranojë Serbinë si anëtare të unionit pa e njohur pavarësinë e Kosovës.

“Bashkimi Europian nuk ka vullnet dhe nuk mund ta lejojë anëtarësimin e Serbisë, para se kjo e fundit ta njohë Kosovën”, tha Hoxhaj në një intervistë për TV21.

Ai gjatë intervistës ka folur edhe për qëndrimin e Spanjës karshi Republikës së Kosovës.

Hoxhaj deklaroj se pas disa kontakteve me disa kolegë nga Madridi, mendon që ky shtet nuk do ta pengojë strategjinë e zgjerimit të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, dokument i cili do të prezantohet pas pak ditësh.

“Ma shumë se situata e tensionuar brenda Spanjës, tensionet ndërmjet Madridit dhe Barcelonës kanë nxitur një disponim që të marrin një qëndrim për Kosovën, por natyrisht që Spanja është një shtet i rëndësishëm dhe i kam pasur disa kontakte me kolegë nga Madridi dhe kam përshtypjen që Spanja nuk është vend që mund ta pengojë Strategjinë e zgjerimit në raport me Kosovën”, tha Zëvendës Kryeministri Hoxhaj.