Zv.kryeministri Enver Hoxhaj në konferencë për media

Hoxhaj: Në Berlin nuk do të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se në takimin e 29 prillit në Berlin me liderët e Ballkanit organizuar nga Gjermania dhe Franca, nuk do të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi.

“Ky është një takim multirateral, i cili organizohet prej gjermanëve dhe francezëve, pro në të cilin takim marrin pjesë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Në takime të tilla multiraterale, mos pritni se do te ketë marrëveshje, sepse janë të gjitha palët dhe nuk është qëllimi i negocimit të temave të dialogut Kosovë-Serbi”, tha ai.

Sipas Hoxhajt, fokusi kryesor në këtë takim do të jetë dialogu Kosovë-Serbi.

“Por nuk do të ketë qëllim dhe përpjekje që të arrihet marrëveshje apo që të flitet për modalitetet e marrëveshjes apo që të flitet për epilogun e saj. Takimi më shumë është një rikthim i i procesit të Berlinit”, tha Hoxhaj.

Edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi i ka mohuar zërat se në Samitin e Berlinit do të ketë një agjendë të fshehtë në lidhje me propozimin e ndonjë marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kursekryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk ka njohuri për një draft-marrëveshje të mundshme në Samitin e Berlinit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.