Dhurata Hoxha, Ministre e Drejtësisë | Foto: KALLXO.com

Hoxha reagon pas deklaratave të Fajon dhe Sholtes për vizat

Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha, ka vlerësuar lart deklaratat e euro deputetit dhe Raportuesit për Kosovën Igor Sholtes dhe Raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën, Tanja Fajon të cilët kanë thënë që është e papranueshme që Kosovës ti vendosen kushte të reja për vizat.

“Dy qëndrimet e sotme, të Z. Sholtes dhe znj. Fajon, janë për çdo respekt, ngase, rikonfirmojnë qëndrimet tona, vizionin dhe besimin tonë, në punën dhe përkushtimin e përbashkët me BE-në dhe faktorët tjerë relevantë për liberalizim” ka shkruar Hoxha në Facebook.

Tutje Hoxha ka thënë që presin që  në rastin e Kosovës Bashkimi Evropian të mos bie ndesh me vlerat të cilat i ka proklamuar deri më tani.

“Ne presim nga Këshilli i Ministrave që të përdorin standarde të njëjta për çështjen e njëjtë, këtë e meritojnë qytetarët tanë. Madje, në rastin tonë, vlerat e BE-së, nuk presim të bien ndesh me vlerat e proklamuara, edhe për Kosovën”, tha ajo.