Foto: Facebook/Dhurata Hoxha. 06.06.2019

Hoxha në Berlin kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave

Ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha, në Tubimin Ndërkombëtar të Berlinit ka kërkuar mbështetje për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kjo është bërë e ditur nga Hoxha përmes një postimi në profilin e saj në Facebook.

“Po ashtu, pata rastin të takojë shumë nga këta pjesëmarrës dhe informova për zhvillimet e fundit në Kosovë, vizionin e tonë drejt integrimit në Bashkim Evropian, si dhe ngrita çështjen e liberalizimit të vizave për qytetaret e Kosovës”, ka shkruar ajo.

Tutje Hoxha thotë se kërkoi mbështetjen e ambasadorëve nga 50 vende të botës.

“Kërkova mbështetjen e Kosovës për liberalizimin e vizave, sepse ky proces do të ndikonte në zhvillimin ekonomik, kulturor dhe arsimor – sidomos në zgjerimin e mundësive për rininë tonë”, ka shkruar ajo.

Në Gjermani janë duke qëndruar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli.