Hoxha kërkon përkrahje e Italisë për vizat

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Itali.

Gjatë kësaj vizite ajo ka takuar Nicola Molteni, zëvendës ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Italisë me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në këtë takim ministrja Hoxha ka theksuar përkushtimin e Republikës së Kosovës për përmbushjen me sukses të 95 kushteve për liberalizim me çast kërkoi nga zëvendësministri Molteni, përkrahje në mbledhjen e  radhës së Këshillit të Ministrave, për t’u mundësuar lëvizjen e lirë qytetarëve tanë.

“Kërkova nga zv. ministri Molteni, përkrahje në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave, për t’u mundësuar lëvizja e lirë për qytetarët tanë. Na duhet jashtëzakonisht shumë përkrahja e Italisë, sepse liberalizimi afron qytetarët tanë me vlerat duke u bërë edhe pjesë e vlerave integruese” ka shkruar Hoxha në Facebook.