Hoti: Ndarja e 95 mijë eurove për zyrtarët të cilët marrin rroga, abuzim i radhës me rezervën së shtetit

Ndarjen e 95 mijë euro nga rezerva shtetërore për zyrtarët të cilët të cilët paguhen me rroga, Avdullah Hoti nga LDK ka reaguar duke e cilësuar si abuzim të radhës me rezervës shtetërore.

Hoti në Facebook ka thënë se në mbledhjen e Qeverisë të datës 23 maj, Qeveria e Kosovës mori vendim për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 95 mijë euro, për hartimin e akteve ligjore dhe nënligjore për përgatitjen e nevojshme për zbatimin e Ligjeve për Reformën në Administratën Publike.

“Mjetet nga pika 1. e këtij vendimi ndahen nga Rezerva e Qeverisë, Shpenzimet e paparashikuara dhe barten në Ministrinë e Administratës Publike në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve, me qëllim të kompensimit për punë shtesë dhe jashtë orarit të anëtarëve të komisionit të themeluar me Vendimin e QeverisëNr.10/98 të datës 18.04.2019 në shumë prej 500 euro në muaj dhe grupeve të punës që do të themelohen nga Sekretari i Përgjithshëm i MAP sipas propozimit të Komisionit Ekzekutiv të përcaktuar me Vendimin e Qeverisë Nr.10/98 të datës 18.04.2019 në shumë prej 300 euro në muaj, si dhe organizimin dhe mbështetjen e Komisionit Ekzekutiv për përgatitjen e akteve nënligjore për zbatimin e Ligjeve për Reformën e Administratës Publike.”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Lidhur me këtë vendim të Qeverisë, ka reaguar shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Avdullah Hoti.

Përmes një statusi në facebook, këtë vendim të Qeverisë e ka cilësuar si abuzim të radhës me rezervën shtetërore.

“ABUZIMI I RADHËS ME REZERVËN SHTETËRORE

Më 23 maj 2019, Qeveria PAN ndan 95 mijë euro për të kompenzuar zyrtarët për një punë për të cilën ata e marrin pagën e rregullt.

Nëse këta zyrtarë, në kryerjen e detyrave që ju ka ngarkuar Qeveria me vendimin nr.10/98 të 18 prillit 2019, do të punonin më shumë se 40 orë në javë, atëherë vlejnë rregulloret për kompenzim të orëve mbi normë.

Çdo qasje tjetër lidhur me këtë çështje paraqet shkelje ligjore, të cilën auditori i brendshëm dhe auditori i përgjithshëm duhet ta evidentojnë.”, thuhet në reagimin e Hotit.

10 Qershor 2019 - 11:39

Egzon Dahsyla 10/06/2019 - 11:39
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend