Hoti: Marrëdhëniet me Serbinë të normalizohen me Kushtetutë dhe jo me referendum

Shefi i grupit të deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve më Serbinë duhet të arrihet vetëm përmes Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe jo referendumit.

Tutje Hoti ka thënë se ky referendum është menduar pasi po planifikojnë korrigjim të kufirit.

“Marrëveshja me Serbinë do të përfshijë normalizimin e marrëdhënieve tona me këtë shtet, asgjë më shumë. Prandaj, duhet të arrihet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet përkatëse. Një marrëveshje e tillë nuk ka nevojë të shkojë në referendum, siç po paralajmëron shefi i PAN-it, veç nëse ai po planifikon korrigjim të kufirit me këtë marrëveshje. Le të jetë i sinqertë me qytetarë dhe pastaj do ta sheh vetë përgjigjen e qytetarëve”, ka shkruar Hoti.