Avdullah Hoti | Foto: KALLXO.com

Hoti: Kuvendi është jofunksional

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti në konferencën e përjavshme foli për shumë çështje.

Hoti tha se ka qenë i bindur se Kosova do të fitojë rastin në Gjykatën e Arbitrazhit me kompaninë AXOS Capital.

“Me 26 dhjetor 2016 unë kam deklaruar se do ta fitojmë këtë rast, sepse isha i binduar me pëgaditjet që kishim bërë dhe ekipet që kishim formuar”tha Hoti.

Në konferencën e rregullt javore të LDK-së, Hoti tha se Telekomi i Kosovës është në vështërsi të mëdha për të cilat LDK nuk mund të bëjë asgjë për ta shpëtuar nga falimentimi.

“Na vjen keq që ka pasur tendenca në Qeverinë e Kosovës që të arrihet marrëveshje me AXOS-in, por kjo çështje është mbyllur përfundimisht”, u shpreh Hoti.

Ai në këtë konferencë ka folur edhe për zhvillimet politike në vend gjatë kësaj jave.

“Kuvendi i Kosovës praktikisht është bërë jofunksional, janë dy seanca të cilat nuk janë përmbyllur për shkak të mungesës së korumit të deputetëve për të votuar pikat e rendit të ditës”, tha Hoti.

Ai po ashtu shtoi se kanë informata se pozita po kushtëzon opzitën që duhet të votojnë borde të cilat propozohen nga ta.

“Kjo tregon krejt pafuqinë e pozitës për ta shtyrë përpara programin e vetë qeverisës”, tha Hoti.

Hoti  po ashtu tha se ministrat po harrojnë që Kuvendi është organi më i lartë në vend.

“ Ka pasur shumë raste që ministrat nuk janë paraqitur në komisone  parlamentare në të  cilat e kanë për obligim të paraqiten sa herë që ju kërkohet, po harrojnë që Kuvendi është organi më i lartë në vend” tha Hoti.

Ai shtoi se kjo Qeveri duhet sa më parë duhet të vetëdijësohet për krizën në të cilën është vendi.

“Neve nuk na ngutet për të shkuar në zgjedhje, por vendi nuk mund të udhëhiqet nga Qeveria e pakicës , këto janë rregulla bazike të demokracisë” tha Hoti.