Avdullah Hoti LDK

Hoti: Besoj se plani për korrigjim të kufijve do të mbyllet si ide

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Samiti i Berlinit është ngjarje me rëndësi për të filluar një dinamikë të re drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Hoti ka thënë se beson që plani për korrigjim të kufijve do të mbyllet si ide.

“Duke e ditur qëndrimin e Gjermanisë lidhur me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, besoj se plani i mbrapshtë për korrigjim të kufijve do të mbyllet si ide”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Më tej ai ka shkruar se Kosovës i duhet një marreveshjë me Serbinë që e bën përgjithmonë të pamundshëm konfliktin në mes të dy shteteve, siguron njohjen reciproke dhe Serbia merr përgjegjësinë për krimet e bëra në Kosovë.

“Duke e korrigjuar kufirin nuk sigurohet një marrëveshje e tillë”, ka thënë Hoti.