Arba Kokalari - Foto: Facebook/Arba Kokalari

Historike, një shqiptare zgjidhet eurodeputete

Një shqiptare është zgjedhur deputete e Parlamentit Europian.

Fjala është për Arba Kokalarin.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook.

“Tani kemi lajme të mira nga Suedia. Sapo është konfirmuar se Arba Kokalari, me prejardhje shqiptare ka siguruar ulësen e saj në Bruksel. Historike sepse është eurodeputetja e parë shqiptare ndonjëherë. Urime!!”, ka shkruar Pacolli.

Arba Kokalari është politikane suedeze.

Ajo është pjesë e Partisë Moderate.